Disa rrugë brenda qytetit të Podujevës janë bllokuar nga organet e sigurisë, shkruan Llapi.info.

Të gjitha rrugët që të shpien për në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti” janë barrikaduar për shkak se në këtë stadium luhet ndeshja Kosova – Izrael U21.

Bllokimi i këtyre rrugëve do të bëhet sot edhe nesër, ku do të luhet ndeshja.

Siguri e madhe është krijuar nga Policia e Kosovës edhe në ndeshjen e luajtur në Prishtinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/