Ndoshta bora është e adhurueshme për ata që nuk jetojnë në zona malore, por për banorët vendas dimri është një sfidë e vërtetë.
Që prej dy ditësh kanë filluar reshjet e para të borës dhe bashkë me të kanë ardhur edhe problemet.

Në fshatin turistik të Dardhës në Korçë bora ka kaluar mbi gjysmë metri dhe e gjithë zona është izoluar.

Qytetarët shprehen se përveç Dardhës brenda për brenda, është e bllokuar edhe komplet rruga Dardhë-Korçë, shkruan JOQ.

Ata shpjegojnë:

Rruga Dardhë-Korçë është e bllokuar dhe nuk kalohet as me zinxhirë! Kanë mbetur rreth 50 veta të bllokuar në fshat, shumica turistë.

Nuk ka asnjë borëpastruese, as emergjencat civile nuk përgjigjen.”

Në fotot dhe videot e dërguara shihet se gjendja në fakt është alarmante dhe banorët bëjnë thirrje që pushteti lokal të ndërhyjë menjëherë për lirimin e rrugës.