Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për “hakmarrje” ndaj Kosovës pas rezultatit të djeshme në favor të Kosovës në votimin e i raportit të Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj.

Përmes një reagimi në X, kreu i qeverisë vuri theksin në bllokimin e 300 kosovarë në pikën kufitare Serbi-Kroaci.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në Twitter.