Lokale - eSIMy

Antidampingu për bllokat e Serbisë u kthye. Masa mbrojtëse për këto produkte që importohen në Kosovë tashmë do të jetë edhe më e shtrenjtë.

Kështu vendosi Ministria e Tregtisë, dy muaj pasi masa e vjetër skadoi. Vecse tash, nga 2 centë për cdo bllok, cmimi është rritur në 3 cent.

Kaq është vlera e antidampingut edhe për produktet koncentrate të shpezëve dhe kafshëve, për katër kompani serbe. Kjo pasi të njëjtat janë shitur më lirë në Kosovë, sesa në Serbi.

“Hetimet janë zhvilluar në përputhje me ligjet, departamenti i Tregtisë ka gjetur se çmimi i ulët po ne kon në shtimin e importit të koncentratit dhe dëmton prodhuesit vendor të këtyre produkteve. Ne kemi pranuar rekomandimin për masën mbrojtëse të antidamping”, shpjegoi ministrja Rozeta Hajdari në konferencën e së premtes, njofton Klan Kosova.

Masa e re qeveritare e ndalon dëmtimin e tregut vendor dhe situmilimin e importit, që dëmton prodhuesit brenda.