Deputy Secretary of State Antony Blinken testifies on Capitol Hill in Washington, Tuesday, Jan. 27, 2015, before the Senate Banking Committee hearing on Iran sanctions. A group of Senate Democrats told the White House on Tuesday that they won't support passage of an Iran sanctions bill until at least the end of March. (AP Photo/Susan Walsh)
Lokale - eSIMy

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar shqiptarët me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një deklarate të DASH, zyrtari i lartë amerikan vlerëson Shqipërinë si një vend të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian.

Blinken risjell në vëmendje pritjen që shqiptarët u bënë refugjatëve afganë, ‘siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit’.

Sekretari amerikan i Shtetit shprehet më tej se ShBA janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian, raporton euronews.

“Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat”, mbyllet deklarata e Blinken.