Shteti serb e ka shtuar armatimin. Por, përveç tankeve që i bleu nga Rusia, Serbia po planifikon të blejë edhe sistemin e mbrojtjes raketor. Mirëpo me këto blerje nuk po pajtohet Amerika. Ambasada amerikane në Serbi ka paralajmëruar sanksioni karshi Serbisë, lidhur me veprimet e fundit.
Përveç tankeve Serbia po planifikon të blej edhe sistemin e mbrojtjes raketor të njohur me emrin Pnacir.
Por, ky fakt i ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Të premten Ambasada e Amerikës në Serbi ka bërë thirrje që shteti serb që mos ta bëj një gjë të tillë pasi sipas saj mund të shkaktojë tensione.
Por, ndaj kësaj kërkese është kundërpërgjigjur ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.
E armatosja e Serbisë me sisteme të tilla të armatimit po shihet si rrezik në Kosovë.
Sipas anëtarit të komisionit për punë të brendshme Rexhep Selimit, Rusia vazhdimisht është furnizuar me armë nga Rusia.
Ndërkohë ekspertë të fushës së sigurisë thonë se me armatosjen e Serbisë rrezikohet edhe prezenca ndërkombëtare e NATO’së.
E sanksionet e mundshme ndaj Serbisë u përmendën së pari në nëntor 2019 nga përfaqësuesi special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.






