Komuna e Podujevës ka lëshuar një vendim për blerjen e banesave në qytet, të cilat janë në pronësi të komunës, shkruan Llapi.info.
Sipas këtij vendimi, me vazhdimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin për shitjen e banesave për të cilat eksiton e drejta banesore, zgjatet afati për aplikimin për blerje të banesës.
“Kërkesa për blerjen e banesës mund të parashtrohet deri më 03.06.2023. Ku të paraqitet kërkesa? Në komunë për banesat në pronësi të komunës, ose për banesat që nuk u dihet pronari, apo pronari e ka shuar aktivitetin”, thuhet në vendim./Llapi.info.
Vendimi i plotë: