Lokale - eSIMy

Bejshkatarët e Llapit sot janë bërë me shtëpi të tyre në fshatin Murgull të Podujevës, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të  ditur Komuna e Podujevës në një komunikatë për medie.

“Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj, së bashku me kryetarin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, Arben Lila, kryetarin e Shoqatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit “Llapi” Abdullah Softolli dhe bjeshkatarë llapjanë, bënë sot përurimin e Shtëpisë së Bjeshkatarëve në fshatin Murgull. Shtëpia e Bjeshkatarëve do t’u shpërbejë të gjithë alpinistëve, të cilët shfrytëzojnë katër shtigjet e alpinizmit në zonën e Llapit për ecje, por edhe të gjithë banorëve të kësaj zone si mundësi të mirë në promovimin e produkteve natyrore të këtyre bjeshkëve”, thuhet në njoftim.

“Drejtori Balaj tha që kjo është një pikënisje për të përkrahur Shoqatën e Bjeshkatarëve dhe se në të ardhmen qeverisja lokale do të vazhdojë me krijimin e kushteve më të mira për gjithë alpinistët me theks të veçantë ne promovimin e turizmit malor. Kryetari i FBSK Arben Lila falënderoi Komunën e Podujevës dhe të gjithë ata që kontribuuan në adaptimin e objektit, për alpinistët”, thuhet tutje./Llapi.info

Image may contain: 7 people, people standing and beard