Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë për masat për parandalimin e koronavirusit ka thënë se duhet që farmacive t’u ndalohet të lëvizin çmimet.
“Farmacive nuk duhet t’i lejojmë që të keqpërdorin situatën emergjente në të cilën ndodhemi tani”, ka thënë Bislimi.
Me këtë propozim është pajtuar edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Avdullah Hoti, i cili tha se duhet formuar një Komitet Ekzekutiv lidhur me këtë çështje.
“Propozimi është me vend, por duhet të shohim se si të merremi me këtë cështje. Nuk është rruga e duhur përmes inspektorëve.Duhet formuar një Komitet Ekzekutic i cili merret me këtë cështje, për të mos shfrytëzuar situatat emergjente për rritje ekonomike”.






