Screenshot
Lokale - eSIMy

Një alarm për sulm në një shkollë profesionale në lagjen Nordviertel të Essenit është raportuar dhe sipasBild-it gjerman, sulmuesi është një 17 vjeçar nga Kosova. Raportohet se 17 vjeçari, është qëlluar nga policia gjermane…

Rreth orës 11:00, dëshmitarët në Gjermani, raportuan të dyshuarin rreth tre kilometra larg shkollës, në një park.

Kur një njësi speciale e policisë (SEK) tentoi ta kontrollonte, sulmuesi, 17 vjeçari kosovar (sipas Bild-it gjerman) thuhet se u vërsul me thikë drejt oficerëve.

Pas kësaj, policia hapi zjarr ndaj tij. Ai mbeti rëndë i plagosur dhe u desh të intubohej nga shërbimi i urgjencës.

Fillimisht policia kishte raportuar se bëhej fjalë për një 18-vjeçar, por më pas e korrigjoi moshën.

Ai është nxënës i shkollës profesionale. Ende nuk është e qartë nëse ai ishte në mësim apo hyri me forcë në klasë.

Thuhet se ai iu afrua drejtpërdrejt mësueses dhe e plagosi me thikë. Pas sulmit, ai u arratis.

Rreth orës 11:00, dëshmitarët raportuan të dyshuarin rreth tre kilometra larg shkollës, në një park.

Policia njoftoi në rrjetin X: “Sipas informacioneve të deritanishme, personi i arrestuar ka vepruar i vetëm. Nuk ka rrezik për popullatën.”