Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste nga 50.683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 516 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.

Ndryshe, një ditë më parë ka reaguar kryeministri Avdullah Hoti i cili ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të tregut.

E Ministria e Shëndetësisë ka arsyetuar çmimin 200 euro për testin PCR, derisa ka thënë se është test i shpejtë dhe rezultati del për një orë.

Ndërkaq, edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve se testet PCR për Sars-Cov-2 të cilat po bëhen në laboratorin privat “Medical & Laboratori Services”, po iu kushtojnë qytetarëve kushtojnë 200 euro.

Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të duhej të merrej edhe me punën e rregullimit të çmimeve në momentin kur ka vendosur për licencimin e laboratorëve për kryerjen e testeve për COVID-19.