Komuna e Podujevës nuk po e lejon zgjerimin e një pjese të Xhamisë së madhe “Met Podjeva” në Podujevë.
Kështu së paku ka thënë imami i kësaj Xhamie Idriz Bialli sipas të cilit ka një vit që ka dorëzuar një kërkesë që tu lejohet rrëzimi i zyrave të kësaj xhamie në mënyrë që të ndërtohen në pjesën tjetër e që deri tani komuna nuk i ka kthyer asnjë përgjigje, njofton Llapi.info.
“Që një vit e kam dorëzuar kërkesën për një projekt të kësaj xhamie. Është atu pllakata në hyrje të xhamisë me zhvendos këtë objekt sepse është objekt i vrazhgtë dhe me vendos në pjesën tjetër. Që një vit e kam dorëzuar tek drejtori i drejtorisë së Urbanizmit dhe nuk kam përgjegjie. Kjo është duke më irrituar sepse ky objekt që po flasim tani prej viteve të 90ta ka shërbyer si zyre e administratës për Podujevë edhe për LDK-në. Këta njerëz që bartin pushtetin kanë obligim ndaj këtij institucioni. Hiç mos me ba kërkesë unë, ata është dashur të ndihmojnë edhe materialisht sepse kanë mundësi por kjo gjë nuk ka ndodhur, kjo është zhgënjyese.”, tha Bilalli.
Por nga ana e komunës së Podujevës kanë thënë të kundërtën.
Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të mjedisit, Durim Salihu për Llapi.info tha se imami Idrizi ka ofruar vetëm një plan ideor.
Sipas tij në atë pjesë pritet të zgjerohet rruga dhe deri sa të hartohet projekti që të dihet se ku janë kufinjtë e rrugës nuk mund të veprohet dicka. Për këtë sipas Salihut është njoftuar imami.
“Mulla Idrizi e ka ofruar një projekt ideor në drejtorinë tonë në mënyrë që të shohim si janë mundësitë për zgjerimin e një pjese të xhamisë të qytetit. Ne e kemi njoftuar që këtë vit kemi paraparë rrugës nga xhamia, kështu që deri sa ta hartojmë projektin ku do të jenë kufinjë e rrugës së re nuk mund të veprojmë dicka dhe jemi në pritje të përfundimit të projektit atëherë do ti shqyrtojmë kërkesën e imamit të xhamisë së qytetit. Departamenti i prokurimit i ka kryet të gjitha procedurat e prokurimit bazë kërkesës tonë. Është duke u hartuar projekti për zgjerimin dhe krijimin e një rruge me dy korsi nga ajo pjesë me trotuar dhe me trupa ndriçues. Presim që brenda planit dinamik të paraparë do të realizohen punimi me përfundimit të projektit. Incimit e procedurave për tenderimin, ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës në fjalë do të njoftohet edhe imami me kohë.”, tha Salihu.
Bilalli në një intervistë të dhënë për Llapi.info para disa javës ishte shprehur i zhgënjyer nga kryetari i Podujevës Agim Veliu dhe partia e LDK-së në Podujevë./Llapi.info.