Lokale - eSIMy

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kërkuar që presidenti Hashim Thaçi ta dekretojë kandidatin e NISMA-s në Komisionin Qendror Zgjedhor, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi pasur ftesë për emërim, por jo për dekretim, ne presim nga Presidenti të na informojë pse procesi është ndërprerë pa i njoftuar palët”, ka thënë Sherifi në një konferencë për media.

“Ftesa e dërguar PDK-së, nuk është ftesë e dërguar për PAN dhe nëse presidenti e dekreton anëtarin e PDK si të PAN, atëherë ai bën shkelje të rëndë të procedurave për emërim në KQZ sepse Kushtetuta njeh grupet parlamentare”.

Billalli ka thënë se nëse Presidenti vepron ndryshe, rastin do ta dërgojnë në Kushtetuese.

“Ne gjithsesi që rastin do ta dërgojmë në kushtetuese”.

“Tashëm në Kuvend janë PDK, AAK dhe NISMA. Nëse në Kuvend nuk ka PAN atëherë kujt ia ka dërguar kërkesën. Nëse ai mendon që PAN është PDK unë i them se PAN nuk është PDK”.

“Nëse kjo çështje vendoset në mënyrë arbitrare, atëherë kjo përbërje e KQZ do të jetë më jetëshkurtra”.

“Unë personalisht luftojë çdo ditë që vendi të shkoj në zgjedhje dhe të mos i vihet kjo mënyrë arbitrare e vendosjes së çështjeve”.