Bashkësia Islame në Podujevë, me kërkesën e familjes së Fitore Ibishit, vajzës 24 vjeçare e cila vuan nga një sëmundje e rrallë S. Susac, kanë bërë një apel gjithë qytetarëve të cilët kanë mundësi financiare që ta ndihmojnë atë, njofton Llapi.info.
Në këtë kërkesë të bërë nga BIK në Podujevë thuhet se “të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë e të cilët kanë mundësi për të shtrirë dorën e ndihmës, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë bën apel që të ndihmohet Fitore Ibishi nga Podujeva e cila është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore nga e cila i ka humbur dëgjimi”
Sipas BIK- ut “nëse sa më shpejt nuk intervenohet me shërim jashtë vendit është rrezik permanent që t’i humbet edhe të pamurit, prandaj lusim të gjithë besimtarët që ndjejnë dhimbje për raste të tilla dhe i ftojmë që të japin atë që kanë mundësi dhe kështu do të shpresojmë shumë tek i Madhi Allah që do të na ndihmoj dhe fitorja edhe një herë t’i kthehet jetës pasi vërtetë është në gjendje shumë, shumë të rëndë.”
“Allahu nuk ja humbë askujt atë që jep Zotin e Madhërueshëm. Zoti ju shpërbleftë me të mirat e Tij”, thuhet në këtë kërkesë.
Të gjithë të interesuarit për ta ndihmuar Fitoren mund të kontaktojnë në numër telefoni:
044- 741- 847.