Lokale - eSIMy

Në organizim të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, është mbajtur tryeza me temë: Komentimi i Kur’anit në kontekstin historik dhe të përgjithshëm e në të cilin po marrin pjesë imamë dhe studentë nga komuna e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas një kumtese të BIK në Podujevë, “panelistë të kësaj tryeze ishin mr. Imer Hajdini dhe dr. Lulzim Esati. Në këtë tryezë në pjesëmarrjen e imamëve të Podujevës dhe studentëve të shkencave Islame, është konstatuar që për t’u përballur suksesshëm më sfidat e kohës dhe keqkuptimet mbi citatet e Kur’anit, është më se e nevojshme që të kuptohet në kohë dhe në realitet synimet dhe objektivat e kontekstit historik dhe të përgjithshëm”

Në këtë diskutim me panelistët, sipas BIK- ut, është sqaruar nevoja e domosdoshme e takimeve të kësaj natyre në mënyrë të parandalimit të dukurive devijante dhe keq komentimeve të Kur’anit.

Poashtu u konstatua që është e udhës gjithsesi që me çështjet fetare në fjalë të merren njerëzit kompetentë që njohin të kaluarën dhe aktualitetin./Llapi.info