Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se të dielën në Kosovë do të mbajë mot i qetë dhe me ulje të temperaturave.

Sipas njoftimit të IHK-së të shtunën, temperaturat maksimale do të arrijnë në 19 gradë celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.