Lokale - eSIMy

Gjatë ditës së sotme, dy persona të kërkuar nga Gjykatat në Kosovë janë kapur nga Policia, në dy qytete të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, njëri prej tyre është arrestuar në Mitrovicë, teksa tjetri në Podujevë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari nga Mitrovica u kap në rrugën “Bislim Bajgora”, në orët e pasdites. K.Z., 28-vjeçar, pasi u ndal nga një njësi policore, rezultoi se po kërkohej në bazë të një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Gjykatë, ku edhe ka paguar gjobën, në vvend të dënimit.

Ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar në orët e mëngjesit në rrugën “Jusuf Koliqi”, në Podujevë. Sipas burimeve të Sinjali bëhet fjalë për L.D., 49-vjeçar. Policia e arrestoi pasi ndaj tij ishin aktive dy urdhëresa për dy raste të ndryshme. Në momentin që janë përfunduar procedurat në Polici, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.