Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka komentuar një indeks të demokracisë të publikuar nga “Economist Intelligence”.
Bieber përmes një postimi në Twitter e ka quajtur të çuditshëm këtë indeks.
Sipas tij, EIU e ka renditur Serbinë më së larti nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në indeksin e demokracisë, teksa sipas tij, injorohet Kosova.
“Indeksi i çuditshëm i demokracisë nga “Economist Intelligence”. Ende injoron Kosovën dhe rendit Serbinë më mirë, përfshirë në procese zgjedhore dhe pluralizëm sesa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pse nuk përfshihet Kosova dhe cila është baza për ta renditur Serbinë më të mirën në BB6 për sa i përket demokracisë? Nuk përputhet me indekset e tjera dhe realitetin”, ka shkruar ai në Tëitter.
Strange Democracy Index by @TheEIU. Still ignores 🇽🇰 & ranks 🇷🇸better including in electoral process and pluralism than🇲🇪🇲🇰. Why is Kosovo not included & what is basis for ranking Serbia best in WB6 in terms of democracy? Doesn't match other indices and reality. pic.twitter.com/iknBN8CRmU
— Florian Bieber (@fbieber) February 10, 2022