Korporata Energjetike KEDS, ka bërë të ditur se për shkak të rënies nga sistemi i nënstacionit të KOSTT-it, nga ora 12:00 pjesa qendrore e Prishtinës është pa energji elektrike.
KEDS thotë se janë duke punuar në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike përmes linjave alternative por sipas tyre është e pamundur të kyçen të gjithë.
”Po bëjmë maksimumin që t’i furnizojmë konsumatorët nga linjat alternative. Por, mbi 30 mijë konsumatorë, që përfshinë më tepër se 100 mijë qytetarë është e pamundur të kyçen. Nuk dihen ende shkaktarët e kësaj rënie. Për informata më të hollësishme rreth kësaj ndodhie dhe rikthimin në punë ju lutem drejtohuni KOSTT-it”.