Një person derisa ka qenë duke punuar ka rënë nga një lartësi në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, derisa hetimet po vazhdojnë./Llapi.info






