Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person nga fshati Malësi e Re në Prizren ka pësuar lëndime pasi gjatë punës në një objekt ndërtimor ka rënë nga shkallët prej një lartësie rreth 3 metra.

Policia bënë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren.

Në vendin e ngjarjes janë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës.

Pas tretmanit mjekësor viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.