Lokale - eSIMy

Po vazhdon të përmirësohet gjendja me virusin korona në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Ka disa ditë që në këtë Komunë nuk është raportuar asnjë rast i ri me këtë virus, ndërkohë që numri i atyre të shëruar po vazhdon të rritet.

Siç ka njoftuar sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë është shëruar një pacient nga COVID-19, kurse nuk është raportuar asnjë rast i ri pozitiv.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,234. Deri tash janë raportuar 94 viktima, kurse 7,133 pacientë janë shpallur të shëruar. Numri i rasteve aktive ka rënë në shtatë.

Ekipet mjekësore në Qendrën e Vaksinimit kanë administruar mbi 65 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Komunën e Podujevës./Llapi.info