Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19 në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur IKSHPK, sot s’është konfirmuar asnjë viktimë me virusin korona, ndërkohë që nuk është shëruar ndonjë pacient nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,232. Deri tash janë raportuar 94 viktima, kurse 7,123 pacientë janë shpallur të shëruar. Numri i rasteve aktive ka rënë në 15.

Ekipet mjekësore në Qendrën e Vaksinimit kanë administruar mbi 60 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Komunën e Podujevës./Llapi.info