Lokale - eSIMy

Gjatë ditës së sotme, ka filluar normalizimi i çmimit të naftës në Kosovë, raporton Llapi.info

Në disa pika të shitjes së derivateve, çmimi për një litër naftë, ka rënë deri në 1.5 euro.

Ky lajm është mirëpritur edhe nga kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Ai ka thënë se çmimi i naftës në tregun botërore ka rënë gjatë mëngjesit të së premtes dhe pritet që të bie edhe më shumë gjatë ditëve në vazhdim.

Berjani, ka kërkuar nga naftëtarët që mos të veprojë, siç tha ai: disa markete me produkte ushqimore, duke thënë se çmimi i naftës të lirohet, ashtu siç bie në tregun botërore – prej nga ku furnizohet Kosova.