Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, po mbahet ceremonia e betimit të 180 rekrutëve të rinj.
Por, numrit të rekrutëve të kësaj force do t’i shtohen edhe 840 ushtarë të rinj.
Këtë e bëri të ditur të enjten ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka bërë të ditur se është hapur konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve.
“Sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Ky është konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tani dhe i ftoj të gjithë të rinjtë që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj.
https://youtu.be/A5yKu3SnrGI






