Lokale - eSIMy

Besnik Tahiri i AAK-së, thotë se në fushatën zgjedhore, Liburn Aliu me Hysen Durmshin premtuan rregullimin e rrugës Prishtinë – Podujevë por që prej fushatës siç thotë ai ‘nuk është qitë asnjë guri e asnjë baski’ në rrugë.

“Zëvendësministri, ministri në fushatë thojshin rruga Prishtinë – Podujevë, kryhet deri në fund të vitit 2021. Tash nuk e kanë qitë asnjë guri e asnjë baski në atë rrugë.

“Kurti vijke në Podujevë bojke be pasha Kuranin, krejt kena me ndreq Podujevën. Pyetja për Liburn Aliun është a ka qenë vetëm premtim për do vota për atë rrugë, apo e keni përnjëmend me e ndreq atë rrugë”, tha Tahiri.

Por, ishte viti 2017, kur partia e Tahirit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila udhëhiqte me qeverinë, ishte ajo që i pati ndërpre punimet në këtë magjistrale.