Lokale - eSIMy

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar punësimet partiake e familjare të Lëvizjes Vetëvendosje në Borde e ndërmarrje publike, e me fokus punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës, thotë se me këtë qasje qeveria konfirmon se ka filluar kapjen e ndërmarrjeve publike

Tahiri në një prononcim për ‘GazetaBlic‘, ka ironizuar me moton e LVV-së duke thënë “Krejt dhe drejt, yrysh me kap KEK-un”

“Krejt dhe drejt, yrysh me kap KEK-un. Kjo qasje konfirmon nisjen e kapjes e edhe të ndërmarrjeve publike”, thotë ai.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë për GazetaBlic se ajo çfarë po ndodh që nga ardhja e Qeverisë “Kurti 2”, me Ndërmarrjet Publike, bordet e institucione të tjera ku po punësohet njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje është kapje e ashpër e institucioneve të pavarura.

“Veç edhe ma keq sesa ato dukuritë që ata i kanë kritikuar, bile përpara janë respektuar edhe procedurat, tash nuk po respektohen, po ndodhin emërime pa konkurs nëpër Borde, institucione të pavarura…. është shumë më keq…. kapje shumë ashpër e institucioneve”, ka thënë Veliu.