Besnik Tahiri i AAK-së, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, në lidhje me menaxhimin e situatës me energji elektrike. Sipas tij, qytetarëve po iu testohet durimi
Paralajmërim të një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti, i ka quajtur paralajmërimet e KEDS-it për reduktime të energjisë elektrike, Besnik Tahiri i AAK-së.
Sipas tij, “po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit”.
Postimi i tij:
Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti.
Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit.
Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit.
Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!