Lokale - eSIMy
Njoftim nga KBI Podujevë:
Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh. Në të gjithë Këshillat e BI-së, nga përgjegjësit e këtyre Këshillave, besimtarët myslimanë, që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, janë duke i marrë edhe këshillat dhe mësimet e duhura se si duhet të kryet ky ritual.
Me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit.
Në këtë kuadër, sot në ambientet e Kbi Podujevë, u mbajt takimi informues me besimtarët të cilët udhëtojnë nga komuna jonë për në vendet e shenjta.
Ata në takim janë pritur nga kryeimami Bekim Jashari, sekretari Besim Gashi dhe dy përgjegjësit e haxhit nga komuna jonë Mustaf Hajdini e Xhevdet Havolli.
Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë, ndërsa 72 prej tyre janë nga Komuna jonë.