Lokale - eSIMy

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, është deklaruar para gazetarëve pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke sqaruar se LDK nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar Kuvendi pa marrëveshje politike paraprake.

“LDK nuk voton ndonjë kandidat me të cilin, apo me partinë e të cilit nuk ka marrëveshje politike paraprake. Është shumë e thjeshtë, shumë e qartë”, tha Mustafa për Klan Kosova.

Ai theksoi se mbetet të shihet nëse Vetëvendosje është e gatshme për kompromis, që Kuvendi të konstituohet sot.

“Sot do të shihet nëse VV është e gatshme të gjej një kompromis për të konstituuar Kuvendin e Kosovës”, shtoi ai.