Sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Berisha thuhet se është afër nënshkrimit me klubin e sapo-promovuar së fundmi në A-Leaguen e Australisë, Western United.
Besart Berisha kishte luajtur për disa vite në kampionatin australian, para se të largohej drejt Japonisë.
Megjithatë, sulmuesi prishtinas pritet të kthehet përsëri në vendin ku ka bërë rekorde të mëdha me gola, A-League.
Sipas The World Game, 34-vjeçari do të nënshkruajë përfundimisht me ekipin e Mark Rudan.
Berisha është qytetar australian dhe do t’i bashkohej 36-vjeçarit Scott McDonald dhe Apostolos Stamatelopoulos si sulmuesit e skuadrës Western United.
Numri prej 116 golave e bëjnë Berishën shënuesin që mban rekordin për më shumë gola në histori, por ai ka luftuar për të gjetur një klub që kur u lëshua nga skuadra e J-League, Sanfrecce Hiroshima.
Berisha bëri emër te Brisbane Roar, duke fituar dy kampionate, përpara se të transferohej në Melbourne Victory dhe të fitonte të njëjtin titull dy herë tjera