Gruaja e Dardan Molliqajt, Besa Shahini, ka shpallur kandidaturën për kryetare të Prishtinës.
Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri me shumë gjasë do të jetë kandidate e PSD-së.
“Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahun e zhvillimit. Një qytet i mbuluar me beton, i papastër dhe jo miqësor për fëmijët. Ju ftoj të më bashkoheni që keni sadopak energji në përpjekjen për ndryshim”, ka thënë Shahini në një videoadresim.