Lëvizja Studentore për Barazi “Studim, Kritikë, Veprim”, ka vendosur disa afishe rrugëve të qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Në të njëjtat është bërë thirrje që të mos blihen produkte serbe në prag të festave të fundvitit.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi me prodhuesit vendor dhe njëkohësisht synohet ngritja e vetëdijes qytetare, të cilët këto ditë shpenzojë dyfish për shkak të festave, që ti bojkotojnë prodhimet serbe dhe ato t’i zëvendësojnë me produktet dhe prodhimet vendore. Bëhu patriot i vendit tënd duke përkrahur e fuqizuar prodhimet dhe produktet vendore dhe duke bojkotuar prodhimet serbe! Faleminderit për të gjithë qytetarët që na ndihmuan dhe përgëzuan për këtë iniciativë! Kjo iniciativë është organizuar nga lëvizja studentore për barazi Studim Kritikë Veprim”, thuhet në njoftim./Llapi.info






