Lokale - eSIMy

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka qëndruar në Ohio të SHBA-së, ku dhe ka zhvilluar një takim me kongresmenin, Stephen Stewers.

Bërnabiq ka thënë se nikoqiri ka qenë i njoftuar mirë, me sic ka thënë problemin e taksës së vënë nga Kosova, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Stewers ka ripërsëritur qëndrimin e Washigtonit se taksa duhet të hiqet nga autoritetet kosovare në mënyrë që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Pas takimit me të, Bërnabiq ka thënë se SHBA-të tash kanë një qëndrim më të balancuar kur bëhet fjalë për të dyja vendet.