Gazetari Berat Buzhala, i cili po qëndron në Uashington, për të raportuar nga afër për takimin mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë që nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, Buzhala thotë se ka njohje dhe investime miliardëshe.

“Nuk ka ndamje. Ka njohje. Ka investime shume miliardeshe”, ka shkruar Buzhala.

Nuk ka ndamje. Ka njohje. Ka investime shume miliardeshe.

Gepostet von Berat Buzhala am Freitag, 4. September 2020

Në anën tjetër, Mushkolaj, i cili po ashtu është duke qëndruar në Uashington, ka bërë të ditur se sot do të ketë marrëveshje.

Por, Mushkolaj thotë se nuk do të ketë njohje të Pavarësisë së Kosovës.“Ka virus. Ka marrëveshje. S’ka njohje”, ka shkruar Mushkolaj.

Pas disa orësh, do të ndodhë sërish një takim mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë takim, do të jetë prezent edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Aty pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.