Lidhja Demokratike e Kosovës ka përsërit qëndrimin e saj që vendi duhet të shkojë sa më shpejtë zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale.

Sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri në një konferencë për media, ka thënë se për këtë parti prioritet janë zgjedhjet nacionale e jo zgjedhjet Brenda LDK-së.

Beqiri ka folur edhe për gatishmërinë që ka shprehur kryetari i Pjesë nga kjo parti, Gazmend Muhaxheri që ai të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër, njofton Lajmi.net

“Ne jemi shpi e madhe, parti politike, se marr me të keq nuk është tregues se mund të ketë telashe për këtë punë. Tek ne ka aspirantë, kjo tregon që ka shumë njerëz që mund të jenë në krye të Qeverisë së Kosovës. Vullneti i z.Muhaxherit nuk duhet me u nënçmuar, ndoshta e ka thënë pak herët po nuk ka lidhje”, ka thënë Beqiri.