Merkur Beqiri, konsulent në menaxhimin e të dhënave, ka thënë se koha mesatare e dyfishimit të rasteve me coronavirus në Kosovë është shkurtuar në afërsisht një javë dhe ka rekomanduar kujdes të shtuar këtë periudhë.

Beqiri, konsulent në menaxhimin e të dhënave, përfshirë shëndetin publik në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se potencialisht do të kemi dyfishim të rasteve përafërsisht për çdo javë, nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose te ne.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Koha mesatare e dyfishimit të infeksioneve në Kosovë ra sot më keq në 6.8 (Nga 9.3 ditë dje )

Kjo d.m.th që potencialisht do kemi dyfishim të rasteve përafërsisht për çdo javë … nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose te ne.

Virusin nuk mund ta ndryshojmë, por tek vetvetja mund të ndikojmë, poashtu edhe tek njerzit rreth nesh.

Thërrasim për vigjilencë, vetëdije, konsideratë për vete, për familje, për komunitet dhe për të gjithë popullin”.