Foto Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Metergovc të Podujevës janë arrestuar dy serbë, pasi që kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, njofton Llapi.info

Arrestimin e tyre, Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Milena Milojkioviç dhe Millosh Ikoviç.

Sipas kësaj zyre, dy serbët po shkonin në një vizitë familjare në një fshat të Podujevës.

“Për të siguruar mbijetesën politike, me presion dhe panik nuk duhet të përgjigjemi, por me rezistencë të qytetarit”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Metergovc, Podujevë 24.11.2018 – 11:06. Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër), shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja./Llapi.info