Bekim Maliqi, talenti 19-vjeçar ka vazhduar me suksese të tij në futbollin kosovar.
Maliqi luan si mbrojtës i krahut të djathtë, teksa tani mbron ngjyrat e klubit pejan, Besës.
Në ndeshjen e fundit, pas një paraqitje brilante, Maliqi është përzgjedhur edhe në formacionin e javës të Superligës së Kosovës në futboll.

Maliqi është vendosur në këtë formacion krahas sulmuesit llapjan, Ahmed Januzit e Marclei Santos.
Duhet theksuar se Bekim Maliqi ka qenë po ashtu anëtar i klubit nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi./Llapi.info







