Nisma Socialdemokrate, në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës, ministri kjo e cila drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.
“Po, në mbledhjen e Kryesisë në partinë tonë Nisma Socialdemokrate është votuar që unë të jem zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, emërimi im ende nuk është bërë nga kryeministri”, ka deklaruar Brestovci për Epoka e Re.
Biznesmeni nga diaspora në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat i Nismës Socialdemokrate për deputet, por nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme.