Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejtë kreut të LVV-së, Albin Kurti, pas infektimit me COVID-19.
Në shkrimin e tij, Pacolli, ka kërkuar nga qytetarët që t’i mbajnë maskat, distancën dhe higjienën.
“Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë. Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat. Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, ka shkruar Pacolli.