Sot në një ceremoni solemne në Junik do të bëhet zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit, Edmond Hoxha.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media.
Edmond Hoxha lindi më 10 tetor të vitit 1975 dhe u vra në Pestovë më 31 janar të vitit 1997. Ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të parët që iu bashkëngjitën kësaj ushtrie për çlirimin e Kosovës.