Është bërë publike agjenda e Grupit Punues për Vizat, i paraparë të mblidhet më 12 dhe 13 tetor në Bruksel.

Në dokument, parashihet se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të diskutohet si pika e 5-të e rendit të ditës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Prezantimi nga Komisioni i dokumentit jo-zyrtar që ofron një përditësim faktik të situatës dhe shkëmbim të pikëpamjeve”, thuhet në rendin e ditës të agjendës zyrtare të Grupit Punues.

Kujtojmë se nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.