Me rastin e 19 qershorit, Ditës së Çlirimit të Podujevës, janë bërë homazhe para shtatoreve të heronjve në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info

Drejtorët në komunën e Podujevës si dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Fatmir Gashi së bashku me të parin e Podujevës, Agim Veliu, kanë vendosur lule tek shtatoret e heronjve.

Më tej përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, kryetari i Podujevës Agim Veliu ka uruar qytetarët për Ditën e Çlirimit të Podujevës.

“Aktivitetet e sotme, në kremtimin e Ditës së Çlirimi, i filluam me homazhe pranë shtatoreve të heronjve në sheshet e qytetit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe flijimin e tyre, falë të cilit sot jetojmë e punojmë të lirë.Vazhdimësia e përpjekjeve të shqiptarëve në periudha të ndryshme të historisë u kurorëzua në qershor të vitit 1999, kur me përkrahjen e aleancës së vendeve të botës së lirë, edhe Kosova gëzoi lirinë për të cilën luftoi ndër shekuj. Të dashur qytetarë të Llapit, urime 19 Qershori – Dita e Lirisë” ka shkruar ai./Llapi.info

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu