Arabia Saudite ka shkaktuar befasinë e parë në këtë Kampionat Botëror, duke mposhtur Argjentinën me rezultat 1-2.

Argjentinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 10’të përmes sulmuesit, Lionel Messi, i cili realizoi nga penalltia.

Skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni gjatë pjesës së parë ishte shumë më dominuese, me ç’rast arriti të shënoi edhe tre gola të tjerë, por që u anuluan për pozicion jashtë loje.

Ndërkaq, në pjesën e dytë arabët ia ‘terruan’ një ndër favoritëve të këtij Kampionati Botëror duke shënuar dy gola brenda pesë minutave.

Së pari, golin e barazimit e shënoi sulmuesi, Saleh Al Shehri, ndërsa për të përmbysur rezultatin u përkujdes mesfushori, Salem Al Dawsari.

Deri në fund ‘Albicelestes’ provuan me të gjitha forcat ta rikthejnë avantazhin, mirëpo në formë të jashtëzakonshme ishte portieri, Mohammed Al Owais.

Përndryshe, në këtë grup janë edhe Polonia dhe Meksika. Këto dy kombëtare sot do të përballen me njëra-tjetër me fillim nga ora 17:00.