Lokale - eSIMy

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur në shoqërinë e mikut të madh të Kosovës, ambasadorit William Walker, në kuadër të ditëve të përkujtimit për viktimat e masakrës së Reçakut.

Hamza theksoi se ambasadori Walker, ashtu si çdo vit, është pranë Kosovës në këto ditë nderimi, duke rikujtuar rolin e tij vendimtar në janar të vitit 1999, kur ai i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe kontribuoi që e vërteta të mos mbetej e heshtur.

“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, ambasador!”, ka shkruar Hamza.