Shefi i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka njoftuar se është miratuar nga udhëheqësit e BE-së,marrëveshja e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.
Tusk shtoi se 27 udhëheqësit BE-së i dhanë mbështetjen e tyre BREX-tit pas diskutimit një orësh në Bruksel.
Ai sinjalizoi të shtunën se marrëveshja do të miratohej pasi Spanja tërhoqi shqetësimet e minutës së fundit në lidhje me Gjibraltarin, transmeton Klan Kosova.
Marrëveshja e BREX-it duhet të miratohet nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, me shumicë votash.
Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga BE më 29 mars 2019.