Liderët e BE-së do të diskutojnë në ditët në vijim aplikimin e Ukrainës për t’iu bashkuar bllokut.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Liderët e BE-së pritet të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE në samitin joformal në Paris të enjten.

“Solidariteti i BE-së, miqësia dhe asistenca e paprecedent për Ukrainën është e palëkundur. Ne do të diskutojmë aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në ditët në vijim”, ka shkruar Michel në Twitter.