Zëdhënësi i kreut të diplomacisë dhe sigurisë së Bashkimit Europian, Peter Stano, folur pas njoftimit se ministria ruse e mbrojtjes do të hapë zyre në Beograd për të forcuar lidhjet ushtarake me Serbinë, duke i tërhequr vërejtjen Beogradit se ata ishin zotuar në anëtarësimin në BE, transmeton gazeta Metro.

“Serbia e ka identifikuar integrimin europian si prioritet strategjik dhe pritet që të harmonizoj politikat e saj në mënyrë progresive në përputhje me politikat dhe qëndrimet e miratuara nga Bashkimi Europian” tha Stano.

Ai shtoi se në “sa i përket bashkëpunimit ushtarak mes shteteve europiane, kjo duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.”

Të martën në Serbi ishte raportuar se Ministria e Mbrojtjes në Rusi kishte njoftuar për hapjen e zyrës së saj në Beograd.

Një zyrtar i NATO’s i kishte thënë Zërit të Amerikës së Aleanca e mirëpret partneritetin me Serbinë dhe e mbështetet tërësisht vendimin për neutralitetin ushtarak të saj por refuzoi të komentoj rreth hapjes së raportuar të zyrës së ministrisë ruse të mbrojtjes në Serbi.

Ministria serbe e mbrojtjes së Serbisë e kishte konfirmuar se një procedurë ligjore ishte nisur për hapjen e zyrës “pas marrëveshjes mes qeverive të Serbisë dhe Rusisë.”

Ndikimi i Rusisë në Ballkan dhe posaçërisht në Serbi është kritikuar edhe më parë nga BE, si dhe nga SHBA. Serbisë disa herë i është tërhequr vërejtja rreth këtij bashkëpunimi dhe kërcënimi me sanksione ndaj saj nuk ishte tërhequr asnjëherë si mundësi.

Në Serbi kishte shumë ankesa ndaj Bashkimi Europian pas, siç e quanin, detyrimit të tërheqjes nga stërvitjet ushtarake në Bjellorusinë e trazuar pas zgjedhjeve të manipuluara nga presidenti vasal i Rusisë, Aleksander Lukashenko.

Të ‘kërcënuar’ ishin ndier serbët edhe kur kishin blerë armatim nga Rusia e sanksionuar nga bashkësia ndërkombëtare pas invadimit dhe aneksimit të gadishullit të Krimesë prej Rusisë dhe luftës në rajonin Ukrainë. SHBA kishte dërguar të ngarkuarin e Departamentit të Shtetit që shqyrton aktivitete të ndëshkueshme me sanksione në raste shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë.

I dërguari special i SHBA’së për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, e kishte paralajmëruar disa herë Serbinë që të kujdeset në bashkëpunimin me Rusinë.