Java e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll u karakterizua me disa ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe joshëse.
Kjo xhiro u përcoll me shumë zhurmë dhe polemika, shkruan “Zeri.info”.
Padyshim ndeshja më e përfolur ishte ajo në Podujevë ku Llapi u mposht nga Drita (1:2) derisa ankesat e llapjanëve në adresë të gjyqtarëve ishin të mëdha pasi pretendohej se vendimet e gjyqtarit Visar Kastrati ndikuan direkt në rezultat.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në emisionin “Kampionët” në Kanal 10 ka thënë se për momentin nuk e mendon dorëheqjen.
“Llapi është bërë tash si “Cam Nou” dhe shumë trajner duan të jenë aty por nuk i zë të gjithë, ka vetëm për një. Arsene Ëenger ka qëndruar te Arsenali 20 vjet, unë do të jem te Llapi 25 vjet. Pra nuk jemi kah ngutemi, po punojmë nuk është vetëm një vit por ne mendojmë për shtigje afatgjate dhe të shohim”, ka thënë Tahir Batatina.






